Skandali i radhës/ Edi Rama shpërfill Gjykatën e Strasburgut, i dërgon përgjigjet me 6 javë vonesë
Skandali i radhës/ Edi Rama shpërfill Gjykatën e Strasburgut, i dërgon përgjigjet me 6 javë vonesë
Një situate anormale dhe e paprecedentë ka ndodhur kohët e fundit në komunikimet mes Shqipërisë dhe Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) lidhur me përgjigjet për masat ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha që Shqipëria duhej të kishte depozituar qysh ne Shkurt 2025.
Me 7 Nëntor 2024, GJEDNJ i komunikoi Shqipërisë faktin që çështjen e arrestit shtëpiak të liderit të opozitës shqiptare, po e trajtonte si një ‘Leading Case’ dhe i adresuan një seri pyetjesh thelbësore për një proces të drejtë dhe për garancitë e të drejtave të njeriut në një shtet ligjor.
Pyetjet e GJEDNJ kishin te bënin me:
nëse gjykata tekpersonëshe ishte e paanshme (pra nëse Irena me 3 mbiemra mund të konsiderohet gjykate e paanshme);
(ii) nëse gjykatat tregonin dot arsye të pranueshme mbi nevojat pse duheshin marra masa shtrënguese dhe me pas arrest shtëpiak (edhe fakti që arresti shtëpiak u ndërmor si dënim në vend të hetimit është shkelje flagrante e të drejtave te njeriut);
(iii) nëse ka pasur apo jo ndihmë ligjore të efektshme (masa për moskomunikim me askënd tjetër përveç njerëzve që banojnë në të njëjtën banesë ishte e paprecedente, pasi kjo përbën dënim të pabazuar në ligj, por ose në urrejtje politike ose në nënshtrim ndaj urdhrave politike);
(iv) nëse koha prej thuajse 1 vit në arrest shtëpie ishte në përputhje me kërkesat e GJEDNJ për shpejtësi në vlerësimin e masave sipas detyrimeve nga Konventa Evropiane e te Drejtave të Njeriut, dhe
(v) nëse ka pasur dhunim të të drejtave parlamentare të deputetit për të cilën ka vendim të qartë nga GJEDNJ ne rastin e një deputeti turk.
Ndaj në këtë rast Shqipëria dyshohet se ka dhunuar të drejtat politike dhe aktivitetin parlamentar gjë që bie ndesh me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
GJEDNJ i la 16 jave kohë Shqipërisë që të përgjigjej për këto pyetje.
Juristët në Shqipëri i konsideruan pyetjet te tipit ‘shah-mat’ dhe mezi prisnin përgjigjet e Shqipërisë. Por në një rast te paprecedent, në tentative për të shmangur reagimin e GJEDNJ para zgjedhjeve, Edi Rama shkeli afatet e detyrueshme, dhe fillimisht dërgoi një përgjigje në gjuhën shqipe me 2 javë vonesë (kur dihet që gjuhet zyrtare të GJEDNJ janë Anglisht dhe Frëngjisht), dhe më pas vonoi edhe një muaj më gjatë kinse për të përkthyer ato dhjetëra faqe si përgjigje.
Nga java e tretë e Shkurtit që duhej të depozitonte përgjigjen, Edi Rama u përgjigj veç në fillim të prillit 2025.
Ky është një rast i paprecedent për asnjë vend tjetër anëtar të Këshillit të Evropës dhe nuk dihet nëse do ketë ndonjë masë për këtë shpërfillje të GJEDNJ. I vetmi shpjegim i mundshëm është pamundësia për te justifikuar veprimet në dhunim të Konventës Evropiane të ndërmarra nën diktat politik dhe nevoja qe përgjigja te shtyhet sa më vonë në mënyre që GJEDNJ të mos shpallë vendimin ndaj masave ndaj liderit të opozitës Sali Berisha para zgjedhjeve të 11 Majit.