Berisha paralajmëron revokim të licencave të Ramës për mbjelljen e k@n@bisit!
Kryetari i PD, Sali Berisha ka dhënë garancinë për dhënie përparësie të sektorit të prodhimit, mbi të gjitha të bimëve medicinal, duke e vënë theksin gjithahstu te lufta ndaj drogës, kryesisht kultivimit të kanabisit.
Ndërsa qeveria Rama ka dhënë licensat për kultivimin e kanabisit në vendit tonë, kryedemokrati Berisha ka paralajmëruar revokimin e atyre lejeve, ku tha se qeveria e tij do të mbajë një qëndrim shumë të rrepë pas 11 majit.
Duke folur në takimin me prodhuesit e bimëve medicianele, ku dhe prezantoi programin e PD-ASHM për ta, Berisha theksoi gjithashtu se Shqipëria duhet të njihet botërisht për bimët aromatike, që sipas tij janë me një kontribut të madh.
U falënderoj për ndërhyrjet dhe u garantoj se ne këtë çështje e konsiderojmë një çështje të një rëndësie kombëtare, jo vetëm të një rajoni apo të një rrethi.
Shqipëria kudo është një trevë shumë e pasur në bimë aromatike, në bimë mjekësore, me leverdi shumë të madhe për kultivimin, për trajtimin, grumbullimin dhe eksportin e tyre.
Kështu që ne së pari, Filipi në një takim të mëparshëm më tha, duhet të na rreshtoni me ullirin dhe arrorët. Kërkesa e tij ishte e drejtë. Shumë e drejtë.
U garantoj që kjo do ndodhë në aktet më të para.
Ne do t’i japim përparësi shumë të madhe këtij sektori, çka do të thotë se për çdo hektar, për çdo njësi prodhimi, për çdo hapësirë grumbullimi, për çdo investim në përpunimin e tyre, në industrinë e tyre, ne do të qëndrojmë të vendosur të subvencionojmë, të kreditojmë me kredi të buta, të krijojmë çdo lehtësi.
Fitimet nga ky sektor, ju jeni realistë sepse i dini vështirësitë që keni dhe keni ambicie për t’i dyfishuar, por potenciali i Shqipërisë është për t’i pesëfishuar ato pa diskutim.
Ne, 80 përqind të sipërfaqes e kemi sipërfaqe bimësh aromatike, bimësh medicinale, bimësh eterovajore.
Plus që ne nuk duhet të hezitojmë, por të mbjellim edhe çdo gjë që bëhet në tokën tokë që traditë nuk e kemi nga këto bimë të kushtueshme.
Studime më të thella duhet të bëjmë ne me institutet tonë për identifikimin sipas specieve, sipas grupeve të atyre që janë më të kushtueshmet, më fitimprurëset dhe të tilla ka plot Shqipëria.
Pra, ne duhet të shënojmë një kthesë rrënjësore në këtë sektor, ku fermerët të mund të begatohen, të mund të rrisin prodhimin kudo në këtë vend.
Sot ju vuani nga rënia e euros. Kjo është kalimtare, por u garantoj se pas datës 11 maj, bordi i parë që do ngrihet është bordi i mbrojtjes suaj nga kjo.
Çfarë do të thotë? Ju dhe të gjithë eksportuesve, shteti do u kompensojë rënien e euros në një mënyrë që të vazhdoni me të njëjtin nivel fitimesh sikur euro të kishte kursin e saj natyral dhe jo kursin e drogës.
Këtë e bëjmë për ju, e bëjmë për të gjithë eksportuesit.
Theksova çështjen e tarifave. Ne do adoptojmë zero tarifa, por në rast se kjo nuk funksionon për arsye madhore të vendit tjetër që importon, atëherë ne do kompensojmë tarifën tuaj, shteti do ta njohë dhe ta kompensojë 10 përqindëshin.
Ju do jeni pjesë e vendimeve tona.
Do të jeni pjesë e të gjitha vendimeve që do marrim.
Ky sektor, duke i dhënë përparësi, natyrisht nuk mund t’i jepet përparësi në letër, por përparësi i jepet me mbështetje të fuqishme financiare në të gjitha hallkat e tij.
Do të subvencionojmë dhe ofrojmë kredi të buta për të gjithë ata që duan të fuqizojnë industrinë e përpunimit në mënyrë që ne të eksportojmë sa të jetë e mundur produkte përfundimtare. Kjo është në interesin e vendit dhe këtë do e bëjmë.
Për ta mbyllur këtë takim, ju duhet të siguroni fermerët se një politikë krejt tjetër, një qëndrim krejt tjetër ndaj tyre dhe ndaj këtij sektori do të jetë.
Ne kemi një praktikë shumë të suksesshme. Kur e nisëm projektin e ullirit ne kishim 4.2 milionë rrënjë ullinj të trashëguar nga të gjithë kohërat. E dorëzuam me 11.3 rrënjë ullinj.
Ne subvencionuam 2500 deri në 3000 euro hektarin e mbjellë me ullinj.
Ne do subvencionojmë fuqishëm sektorin e bimëve aromatike.
Sikundër do i mbrojmë ato aty ku ato kërcënohen sepse ka prej tyre bimë mjekësore, të cilat nga lakmia e madhe edhe mund t’i zhdukësh, por kjo nuk do ndodhë. Ne do përcaktojmë një kuadër të mirë që ato jo vetëm të zhduken, por të shtohen, të përdoren.
Pra do jetë një politikë krejt e re dhe me besim të madh se ju do e zbatoni dhe do bëheni promotorë të zbatimit të saj.
Do të zhdukim drogën nga Shqipëria ne! Ne jemi kundër dhe u them atyre që morën ato licenca nga Eid Rama, ato janë licencat e helmit. Më mirë mos bëni mëkat të mbillni drogë se absolutisht qeveria pas 11 majit do ketë një qëndrim shumë të rreptë ndaj saj.
Shqipëria nuk mund të zhvillohet mbi drogën, Shqipëria ka trashëgiminë e saj natyrore fantastike, të jashtëzakonshme ndaj dhe ato licenca iu bëj thirrje atyre fermerëve që i morën për vota, t’ia djegin, të mos mbushin ato sipërfaqe me kanabis, me bimë helmi, por të shohin dhe të mbjellin bimë aromatike, të cilat kanë një eksport, janë me një kontribut të madh”, u shpreh Berisha.