Rotacioni shpëton Shqipërinë’/ Meta: Rikthimi i PD në PPE, ngjarje madhore për vendin dhe fitoren e 11 Majit
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një postim të bërë në Facebook e cilësoi rikthimin e Partisë Demokratike në PPE si një moment të jashtëzakonshëm, që përbën një ngjarje madhore për Aleancën për Shqipërinë Madhështore.
Postimi:
jashtëzakonshëm rikthimi i Partisë Demokratike në PPE.
Vetëm 11 ditë përpara fitores historike më 11 Maj.
Rezoluta damkosëse për regjimin sorosist dhe autokratik të Edi Ramës, kushtrim për pjesëmarrjen masive të shqiptarëve më 11 Maj.
Vetëm rotacioni shpëton legjitimitetin e standardeve të dhunuara të zgjedhjeve dhe përshpejton integrimin europian të Shqipërisë