Bushati lexon pjesë nga fjalimi i presidentit: Slogane 2-lekëshe që asnjë kapterr nuk do ti thoshte

Analisti Andi Bushati, i ftuar në ‘Çim Peka Live’ komentoi deklaratën e Presidentit të Republikës Bajram Begaj pasi nuk arriti të mbajë fjalimin e tij para deputetëve në sallë.

Bushati u shpreh se këtë deklaratë e konsideron të një niveli së shkollës fillore, teksa i quan ‘’slogane dy lekëshe’’, konkluzionet e tij.

Bushati shtoi gjithashtu se pritshmëria e tij për këtë fjalim ishte e madhe, çfarë rezultoi në zhgënjim.

“Tek ky parlament opozita e kishte shpallur që dje situatën duke thënë se ne do vazhdojmë avazin e dhjetorit, pra presidenti nuk kishte shqiptar që nuk e dinte që nuk fliste. Dhe këtu është pyejta pasta , pse e çuan?

Kur e dintë që nuk fliste. Mund ta mbante atë fjalimin siç e mbante nga Presidenca.

 

Unë kur dëgjova këtë që paska insistuar shefi i shtetit të flasë, thashë ‘ore do ketë qenë naj gjë shumë me pëshë, ta lexoj njëhere’, dhe kur lexoj, ishin vetëm tre paragrafë shumë të shkurtër .

 

Kuvendi është vendi ku zhvillohet dialogu parlamentar, ku ka shkëmbim të ideve dhe diskutimeve konstruktive mes pozitës dhe opozitës. Shiko sa ”e thellë”!

 

Kuvendi është hapësira e debateve ku profesionistë të ndryshëm, media, shfaqin mndimet e tyre”.

 

Pra këtë ka dashur të thotë, dhe mua mu duk që një gjë që një mësues i klasës së katërt do kishte turp tua thoshte nxënësve të vet, slogane dy lekëshe që asnjë kapterr, qe ka bërë veç atë shkollë nuk i lëshon dot nga goja.

 

Pra, qëllimi nuk qe mesazhi, qëllimi qe përdorimi si vegël për një sherr politik.

 

Dhe kush është sherri? E preku pak Shkullaku.

 

‘Janë këta tipat e Rithemelimit që dhe Amerika i ka bërë lanet, i ka shpallur non grada, dhe se këta nuk e kanë vetëm me Ramën, këta ja kështu sillen dhe me presidentin,  një figurë si ai nuk e lënë të flasin’ “.

 

 

 

 

 

 

 

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *