Nga Adriana KALAJA
Mbrëmë, entuziazmin e protestës te Shtëpia e Doktorrit dhe Rruga e Shpresës, si dhe fjalën e mrekullueshme të mikut tim Mehdi Malka, ma trazuan disa foto që m’i nisën disa miq (më poshtë).
Stomakun më shumë kur i pashë.
Gjithsesi.
Të meremi me thelbin.
Unë në vijimësi, kam bërë pyetjet lidhur me mbrojtjen që Klounit Lulzim i ka bërë dhe vijon t’i bëjë SPAK.
Sot kam 2 pyetje thelbësore të ndara në disa nën pyetje.
- Pyetja e parë dhe që e kam bërë që prej vitit 2021 dhe nuk kam marë përgjigje është se pse nga 8 (tetë), Prokurorët që kanë patur dosjet e Lulzim Bashës, vetëm Arben Kraja është në sistem???
Madje me mbështetjen e Lulzim mosmirënjohësit u emërua në krye të SPAK?
Fakti që i paburri Luzim, i ka mbyllur të gjithë çështjet penale me proçedurë dhe nuk kthen përgjigje, më legjitimon më shumë të paraqes të 7 (shtatë) prokurorët e larguar nga sistemi:
- A. Selmani.
- V. Muçmataj.
- E. Karanxha.
- K. Hysenaj.
- E. Imeraj.
- N. Gjoka.
- A. Gjata.
Kësaj pyetje nuk i ka dhënë përgjigje as Arben Kraja (me të cilin do merem në vijim pët shkeljet që ka bërë në krye të SPAK).
Lidhur sa më sipër, dua të ngre nën pyetjet se:
- Çfarë di Arben Kraja për Lulzim pazarexhiun?
- Pse nuk nisi hetim SPAK për pastrim produktesh të veprave penale lidhur me paratë ruse, edhe kur këtë fakt e bënë publik mediat më prestigjoze të Europës?
- Çfarë fshehu Arben Kraja kur drejtonte SPAK, lidhur me Lulzim gjobaxhiun, për dosjen e Toyota Yaris?
- Pyetjet e grupit të dytë lidhen me drejtuesin aktual të SPAK.
Siç e kam bërë publike, para disa ditësh informova publikun për një kërkesë drejtuar z. Dumani më 29 shtator 2022 (pra para gati 4 muajsh), dhe që lidhet me “kallëzimin penal” që ka bërë Lulzimi i Kunatit për Kullën pas Pallatit të Kulturës.
Pyetja që unë kam shtruar dhe që shtroj është se:
Pse po e mbron Dumani të paburrin Lulzim duke mos kthyer përgjigje?
Kujtoj se mos kthimi i përgjigjës është vepër penale e shpërdorimit të detyrës nga z. Dumani, dhe se kjo është dhe vetë praktika e unifikuar nga SPAK deri më tani.
Në këto kushte, mua më lind e drejta të kallëzoj z. Dumani për shpërdorim detyre për mos dhënie informacioni (dhe unë për fatin e tyre të keq i çoj gjërat deri në fund), por ajo që më shqetëson është fakti se:
– Pse z. Dumani po e mbron Lulzim paxarexhiun?
E them këtë se mbrëmë ky Kllouni kishte përmendur se Kullën pas Pallatit të Kulturës që e paskërkish “çuar” në SPAK.
Atëhere, në mënyrë legjitime më lindin edhe nën pyetjet e tjera:
- E detyroi z. Dumani të bënte këtë deklaratë kur ai e di shumë mirë se po mashtron publikun (pasi nuk ka kallëzim)?
- A është një shantazh për gjobë kjo deklaratë e gjobaxhiut Lulzim?
- A është bashkëpunëtor në gjobëvënie dhe z. Dumani që vijon të mbrojë Lulzimin e Kunatit?
Se Kunati i Lulzim pazarexhiut dhe gjobaxhiut ka kaluar në Top List (i’a ka kaluar edhe FUSHA sh.p.k), për tenderat që mer nga Erion Veliaj, por mos është kjo deklaratë njëjtë me atë kur tha se çoi në gjykatë banditin Erion Veliaj për shpifje lidhur me 5 vilat e tij dhe më pas e pushoi çështjen?
Që nuk ka kallëzim penal nga mashtruesi, i pa burri, mos mirënjohësi, shantazhuesi dhe gjobaxhiu Lulzim është e qartë, por pyetja shtrohet se:
– Pse po e mbron z. Dumani Lulzimin?
– Apo kështu ka dhënë urdhër partia e Dumanit?
Kështu, unë e sfidoj Lulzim gjobaxhiun (se jo më kot i ka thënë te garazhi i biznesmenit që do ndërtojë kullën I. Sh se nuk kam bërë kallëzim ndaj teje por ishte vetëm deklaratë politike), të bëjë publike kallëzimin penal për Kullën pas Pallatit të Kulturës dhe nëse vërtetohet e kundërta e asaj që unë deklaroj, të më çojë në gjykatë për shpifje.
Po kështu dhe z. Dumani.
Ndërkohë, mua më lind e drejta e sanksionuar me Kushtetutë, për të kallëzuar z. Dumani jo vetëm për shpërdorim detyre por edhe mos kallëzim krimi dhe gjobëvënie.
Madje në bashkëpunim me të paburrin Lulzim.
Për turpin e tij në fakt, të kesh bashkëpuntor një bastard si Lulzim gjobaxhiu.
Në fakt, kallëzimi ndaj Lulzimit si drejtues i Aleancës së Sudeve, ka shumë akuza që i rëndojnë, dhe nuk e shpëtojnë dot as Kraja e as Dumani.
Do shihemi së shpejti……
Në SPAK sigurisht…..
Deri atëhere,
I sfidoj të bëjnë publik kallëzimin për Kullën pas Pallatit të Kulturës…..
Se unë, nuk lodhem kollaj.
E kam dëshmuar këtë.