Gjoni: Ish të përndjekurit politikë do të ndëshkojnë me votë Çyrykun e Kristaq Ramës dhe eunukët e tij

Gjoni: Ish të përndjekurit politikë do të ndëshkojnë me votë Çyrykun e Kristaq Ramës dhe eunukët e tij

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni, ka shpërthyer në një deklaratë të fuqishme për të përndjekurit politik dhe pasardhësit e tyre, duke theksuar se ata do të ndëshkojnë me votë figurat që, sipas tij, i kanë injoruar dhe përçmuar.

Gjoni e ka cilësuar datën 11 maj si një mundësi për të shënuar një kthesë në politikën e Qarkut të Lezhës, duke nënvizuar se fitoret e së djathtës janë të lidhura ngushtë me mundin dhe sakrificat e ish të përndjekurve politikë, të cilët, për Gjonin, janë forca kryesore dhe identiteti i vërtetë i kombit shqiptar.

Gjoni theksoi se ish të përndjekurit politikë, përkundër trajtimit të pashembullt nga Edi Rama dhe regjimi i tij, do të jenë ata që do të udhëhoqen në betejën e 11 Majit, në nder të sakrificës së të parëve të tyre.

Ai shprehu angazhimin për të dhënë një mbështetje të plotë pas zgjedhjeve dhe për të siguruar që të përndjekurit do të kenë gjithmonë vëmendjen dhe mbështetjen e partisë, për të shlyer borxhin e madh që Shqipëria ka ndaj tyre.

Postimi i plotë:

Ish të përndjekurit politik dhe pasardhësit e tyre, në 11 Maj do ndëshkojnë me votë Çyrykun e Kristaq Ramës dhe eunukët e tij!

Në fakt janë të paktë ata që e dinë që e majta në zgjedhjet vendore nuk ka fituar kurrë në Qarkun e Lezhë, e në themel të kësaj arritje të së djathtës më shumë se kandidatët apo platformat, ka qenë mundi dhe djersa e ish të përndjekurve politikë që kurrë nuk i tradhtuan idealet e së djathtës për flamur dhe komb, pasi ata Shqipërinë e kanë parë gjithmonë nga Preveza në Mollë të Kuqe, dhe ndër gjërat që kam qenë gjithmonë krenar është që i përkas kësaj kategorie.

Në vitin 1947 Mirdita në përballjen me regjimin e kuq të diktuar nga Beogradi që po masakronte Shqipërinë kishte 17 të vrarë për çdo 1000 banorë, e më pas vinte Puka me Fushë Arrëzin me nga 9 të varë për çdo 1 mijë banorë, e po ashtu dhe Lezha me Kurbinin me nga 6 të vrarë për çdo 1 mijë banorë, teksa banorët e këtyre trevave fisnike sot përbëjnë pjesën dërrmuese të popullsisë së qarkut tonë, një qark që regjimi komunist e ka përgjakur në mënyrë të pashembullt.

Të përndjekurit politik kanë qenë janë e do jenë forca jonë më e madhe, përfaqësuesit tanë më të denjë si dhe identiteti ynë, jo më kot në 12 vite në pushtet Edi Rama vetëm i ka përçmuar dhe i ka diskriminuar, aq sa guxoi dhe tu përmendi dhe varret e të parëve të tyre.

Në betejën e 11 Majit ata në nder të gjakut dhe sakrificës së të parëve të tyre do të jenë në vijë të parë të përballjes më bijtë e atyre që shqiptarët i privuan nga gjithçka kishin të shenjtë, si familja kombi e tradita.

Pas 11 Majit të përndjekurit zotohem se do kenë vëmendjen tonë maksimale, ndonëse borxhet që ne u kemi atyre nuk shlyhen kurrë.#GG#.

Share it :