Kontrata legale e PD dhe fushata miliardëshe e PS në terren që SPAK se sheh

Kontrata legale e PD dhe fushata miliardëshe e PS në terren që SPAK se sheh

Nga Hysni Gurra

Mediat e McGonigalit dhe të inceneratorëve kanë bërë zbulimin e madh, PD ka bërë një kontratë, patriotike, lobimi në SHBA me paratë e shqiptarëve të Amerikës. Dhe SPAK si qen gjahu i kryeministrit filloi spektaklin mediatik gjoja do hetojë diçka që është transparente, është legale sipas ligjeve në SHBA dhe Shqipëri.

E gjithë furtuna në gotë tregon një panik që ka përfshirë, kukullën e George Soros dhe tutorin që bleu me çanta me para parkingjeve të New York shefin e lartë të FBI-së për të asgjesuar opozitën.

Kjo është fabula dhe furtuna mediatike.

Në terren, në realitet, ajo që do duhej hetuar, por SPAK nuk guxon, është fushata miliardëshe e kandidatëve të Rilindjes në gjithë Shqipërinë. Po, po, ata janë duke shpenzuar miliarda lek për të blerë vota dhe terrorizuar votuesit.

Unë kam disa ditë në terren në qarkun e Elbasanit, ku kam shkuar për të parë një fushatë elektorale si gazetar, sigurisht unë nuk e kam fshehur kurrë që mbështes opozitën kundër regjimit mafioz të Edi Ramës, po nuk jam si partiak gjithësesi.

Çfarë shoh në terren këto ditë dhe çfarë më thonë dëshmitarë okularë, njerëz të zakonshëm, shumë prej tyre pjesë e administratës së Rilindjes, miq e mikesha të mitë, por edhe vetë kandidatë të Rilindjes, është se: Fushata elektorale e një kandidati të Edi Ramës në terren kushton jo më pak se 300-500-mijë euro e deri në 1-milionë euro ndonjë që mbështet nga miqtë e Ramës.

Kjo nuk është legjendë, kjo ndodh para syve të shqiptarëve në çdo qark të vendit. Fushata elektorale e PS mund të tejkalojë shifrën 1-miliardë euro.

SPAK-u, ‘heronjtë e fëmijëve’, bën lojëra kuka-mçefti dhe xhiro nëpër qytete sepse nuk guxon as t’i afrohet ndonjë elementi të rilindjes.

Nuk është e vështirë për SPAK të hetojë krimet elektorale që po bëjnë kërdinë ditë për ditë në çdo qark të vendit.

Mjafton të pyesë punonjësit e adminitratës dhe qytetarë të zakonshëm. Të cilët nëse shohin seriozitet në SPAK, flasin, dhe e folura e tyre është kumbuese për këdo.

Sot ata nuk denocojnë dot sepse regjimi i Ramës i heq nga puna, u heq ndihmën sociale, ose qoftë larg të denoncojë ndonjëri presionin e bandave e paguan edhe më shtrenjtë shtrenjtë se heqja nga puna apo heqja e ndihmës sociale.

Si strukturë eunuke e kryeministrit që është, SPAK bën spektakël me nisje hetimesh për diçka që është legale, është donacion i shqiptarëve të Amerikës, pra, s’ka asnjë shkelje.

Share it :