Tërmeti në Japoni, 90-vjeçarja nxirret e gjallë pas 5 ditësh nën rrënoja

0
194

Të shtunën, në qytetin Suzu të Japonisë, një grua 90-vjeçare u nxor e gjallë nga rrënojat e një shtëpie të shembur, 5 ditë pas tërmetit me magnitudë 7,6 që goditi vendin aziatik.

Sipas ekipeve të shpëtimit, gruaja e moshuar, e cila ngeci nën rrënojat e një ndërtese dykatëshe për 124 orë, aktualisht e ka marrë veten, por ka dëmtime në të dyja këmbët.

Sipas “NHK”, gruaja e moshuar arriti të mbijetojë duke pirë ujë shiu që filtronte ​​nëpër rrënoja.

Aktualisht, bilanci nga tërmeti në Japoni është 128 viktima dhe 195 të zhdukur. Ndërsa, të plagosurit janë 560.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here