‘Blindohet’ Sauku, gjendet makina e Eljon Hatos, mikut të Ervis Martinajt

Një numër i madh forcash policie kanë zbarkuar në Sauk, ku dyshohet se ndodhet Eljon Hato, i njohur si mik i ngushtë i Ervis Martinajt.

Burime për Report Tv bëjën me dije se pasi është gjendur makina e tij në atë zonë, policie është vënë në ndjekje të Eljon Hatos.

Hato është në kërkim nga SPAK si pjesë e dosjes ‘Metamorfoza’.

Kush eshte Eljon Hato

Eljon Hato, një emër me rekorde kriminale, ka qenë i përfshirë në vrasjen e bujshme në zonën e ish-bllokut në vitin 2018, ku mbeti i vrarë një person. I konsideruar “ushtari” i Ervis Martinajt, Eljon Hato mbeti i plagosur në përplasjen me armë brenda lokal “Monopol” ku u vra Fabiol Gaxha.

Share it :