Monika Kryemadhi shkon me bastun në GJKKO: Jeta kështu është (VIDEO)

E shoqëruar nga avokati i saj, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi  është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Ndryshe nga herët e tjera Kryemadhi tërhoqi vëmendjen pasi u shfaq teksa futej në ambientet e gjykatës me një bastun në dorë.

E pyetur nga gazetarët pse është me bastun, Kryemadhi përgjigjet: “Jeta kështu është”, ndërsa theksoi se nuk është rrëzuar.

Ndërsa sot në Apelin e GJKKO do shqyrtohet ankimi i Kryemadhit për sekuestron e 2 vilave.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *