Berisha-Ambasadorit Walker: Nderimi i Kavajës për çdo njeri që ka luftuar dhe lufton për lirinë është një nder i veçantë

Në ceremoninë e dekorimit të organizuar nga Bashkia Kavajë dhe Shoqata e të Përndjekurve Anti-Komunistë, Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se Kavaja është një qytet i veçantë me njerëz puntorë dhe të ndershëm ku i tregoi Ambasadorit Walker dhe pak nga historia e Kavajës dhe të rinjve shqiptarë.

“Me këtë rast unë dua të falënderoj kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosen që ka zgjedhur të shprehë nderimin e këtij qyteti ndaj jush. Por dy fjalë dua t’u informoj ambasador.
Kavaja është një qytet shumë i veçantë, është një qytet i njerëzve punëtorë, të thjeshtë, të mençur dhe të ndershëm.

Është një qytet i njerëzve të besimit tek Zoti.

Shumicë janë sunitë, por ka një komunitet të nderuar ortodoks që shkojnë në harmoni të plotë.

Kanë një meritë të jashtëzakonshme se në periudhat më të zeza të diktaturës, qytetarët e këtij qyteti dhe banorët e këtij rrethi, nuk u lëkundën në besimin e tyre tek Zoti.

Dhe, shumë herë kam pyetur veten, ndoshta edhe ky ishte faktor përcaktues që këta ishin qyteti i parë në Shqipëri që u çliruan nga diktatura komuniste.

Në mars të vitit 1990, Shqipëria ishte moniste.

Të rinjtë shqiptarë vriteshin në kufi sepse kërkonin të dilnin në botën e lirë.

Dhe jo vetëm kaq, por trupat e tyre zvarriteshin në rrugët e qyteteve për të terrorizuar popullatën.

Djemtë e këtij qyteti zbritën në stadiumin e tyre si gladiatorë të lirisë dhe u përballën me diktaturën.

Rexhep Rugeja, Ilir Rugeja e shumë të tjerë u ndeshën me komisariatin e policisë. Në fakt, çliruan qytetin e tyre.

I thashë këto dy fjalë sepse vërtet nderimi i Kavajës për çdo njeri që ka luftuar dhe lufton për lirinë, është një nder i veçantë dhe ju e meritoni këtë plotësisht”, tha Berisha..

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *