Ideologjia socialiste nuk duhet të mbizotërojë në Shqipëri. Kjo ishte deklarata që bëri deputeti britanik i Partisë Konservatore, Andrew Rosindell, nga Shkodra.
Rosindell i bëri thirrje votuesve shqiptarë të votojnë kësaj kundër kësaj ideologjie në zgjedhjet e 11 majit
.Unë e urrej socializmin. Më vjen shumë keq që ideologjia socialiste vazhdon të mbizotërojë në Shqipëri. Duke qenë se në vende të tjera kjo ideologji nuk po ekziston më dhe e ka humbur pushtetin, shpresoj që edhe populli shqiptar të votojë kundër ideologjisë socialiste. Kam ardhur para 29 viteve në Shqipëri dhe kam besuar se këto kohë do kishte ndryshua shumë, por në mënyre shumë të trishtueshme dhe të papranueshme, e shoh që asgjë nuk ka ndryshuar. Shpresoj dhe besoj që votuesit shqiptarë këtë herë do të votojnë kundër Partisë Socialiste”, tha deputeti britanik.Rosindell foli edhe për marrëdhëniet me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndërsa tha se në Mbretërinë e Bashkuar nuk ka evidence për shpalljen e tij non – grata.Duke qenë se nuk ka ndonjë provë ose ndonjë fakt të qartë se përse ka ndodhur shpallja non grata, atëherë nuk duhet të ekzistojë që ai person (Berisha) të jetë i kufizuar për të hyrë në Britaninë e Madhe. Partia Demokratike është parti motër e Partisë Konservatore dhe ne e mbështesim. Shpresojmë dhe besojmë fort që Partia Demokratike të rikthehet në pushtet”, tha Rosindell.
Këto deklarata britaniku Andrew Rosindell i bëri nga muzeu “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës” ndërkohë që më pas, zhvilloi një takim me kryesinë e Partisë Demokratike në Shkodër për t’i dhënë mbështetje në zgjedhjet parlamentare te 11 majit.