Analisti Andi Bushati ka komentuar arrestimn e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se prangosja e kreut të Bashkisë, ishte suprizuese.I ftuar në Syri TV, Bushatit tha se hetimi ndaj Veliajt, është ndaj një keqbërësi të thjeshtë dhe jo një hetim i një mekanizimi korruptivo-kriminal, siç është dosja 5D dhe Incineratori i Tiranës. Kryebashkiaku Veliaj, për Bushatin, po burgoset në linjën e hajdutit të rëndomtë, apo një socialisti që ka ngrënë kumbulla e dardha pas kurrizit të shefit dhe organizatës që drejton këtë vend.Por ndryshe nga Meta që u arrestua dhunshëm nga agjentët e BKH-së, ishin po këta të fundit që arrestuan si ‘zotëri’ kryebashkiakun Veliaj.Ishte surprizë ky veprimi sotëm dhe arrestimi i Veliajt, pasi dukej sikur pushteti e kishte mbyllur këtë çështje, dhe deklaratat e fundit të Ramës ishin në mbështetje të Veliajt. Shpresoj që mos të kenë një regji të re dhe një përkim të ri, që duket sikur është teori konspirative, sot patëm deklaratat e forta të një të dërguari të afërt Trump, i cili foli për një shtet të sorosit të një vendi, aleat të SHBA. Uroj e besoj që SPAK të mos jetë nisur nga këto deklarata për të ndërmarrë akte të tilla, sepse këtu do të kishim sërish një lloj drejtësie me regji. Jo një rrjedhje normale të drjetësisë, por rivendosje ekulibrash në favor të asaj si luan pushteti në SHBA
Ne pak a shumë e dimë, se përse është ndërmarrë akti i sotëm. Në bazë të akuzave që SPAK i ka bërë publike, me korrupsion, fsheshje pasurie, pastrim parash që janë përmbeldhur në një linjë, që Veliaj ka përfitur nga njerëz që u ka dhënë leje ndërtimi. Hetimi ndaj Veliajt, është ndaj një keqbërësi të thjeshtë, dhe jo një hetimi të një mekanizimi korruptivo-kriminal, siç është hetimi 5D dhe incineratori. Kryebashkiaku po burgoset në linjën e hajdutit të rëndomtë, apo atij që ka hëngër kumbulla e dardha pas kurrizit të shefit dhe organizatës që drejton këtë vend.Më bëri përshtypje flagrante, por shumë qytetarë thonë se ç’rëndësi ka forma kur u arrit përmbajtja. Thelbi juridik është i njëtë, mënyra si shkoi është e diferencuar. Më bëri për të qeshur e ironi perdja e komisariatit të policisë që u mbyll, që makina e kryebashkiakut Veliaj të mos dukej. Masat u morën, edhe ata që dyshohen për korrupsion, si Meta dhe Veliaj, të gjithë kanë benefiten e fajit dhe duhet të trajtohen si qytetarë të dinjitetshëm. Këtu tregon dy standardet e shtetit. Veliaj, BKH e shoqëroi si zotëri. Është çështje formë e jo përmbatje, edhe pse forma tregon shumë“, tha Bushati.