Si u kujdes policia për imazhin e Veliajt pas arrestimit

Pas arrestimit në zyrën e Bashkisë së Tiranës, kryebashkiaku Erjon Veliaj është dërguar në policinë e Tiranës ku do të njihet me masën e arrestit me burg, sipas një vendimi të Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në momentin që ka dalë nga zyra e bashkisë, Veliaj është filmuar menjëherë nga gazetarë dhe fotoreporterë që e rrethuan teksa hipte në makinë (VIDEO KETU), por kur ka mbërritur në godinën e drejtorisë së policisë së Tiranës, aty policia është kujdesur të vendosë një tendë në hyrje për të penguar filmimet e momentit kur kryebashkiaku shoqërohet i prangosur nga njëra zyrë në tjetrën.Shikoni videon më poshtë, kur duket perdja që ulet dhe kujdesi i policëve për të mos e njollosur imazhin e kryebashkiakut, që tashmë do të presë në qeli verdiktin e gjykatës.Pasi ka mbyllur procedurat në drejtorinë e policisë, Veliaj është dërguar në burgun tek Mine Peza, në qelitë e bllokut të sigurisë.

Si u kujdes policia për imazhin e Veliajt pas arrestimit

LAJMI I FUNDIT/ Arrestohet Erion Veliaj 

Si u kujdes policia për imazhin e Veliajt pas arrestimit

Veliaj në burg, Rama anullon të gjitha

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko