Veliaj në burg, Rama anullon të gjitha aktivitetet, kthehet me urgjencë nga Shkodra në Tiranë

Një zhvillim i papritur nga Bashkia e Tiranës, ku mësohet se kryetari Erion Veliaj është shoqëruar nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Pas një periudhe hetimi mbi katër vepra penale, forcat e BKH-së kanë ndërhyrë mesditën e sotme në ambientet e bashkisë, duke ekzekutuar urdhrin e arrestit ndaj tij.Burime pranë SPAK konfirmojnë se prokurorët e posaçëm kanë kërkuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) masën e sigurisë “arrest me burg” jo vetëm për Veliajn, por edhe për një tjetër zyrtar të lartë. Ndërkohë, pritet një njoftim zyrtar nga SPAK mbi akuzat dhe hapat e mëtejshëm të hetimitMësohet jo zyrtarisht se ndaj bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.Kreu i qeverisë është nisur urgjent drejt Tiranës pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë Tiranë Erjon Veliaj.

Rama kishte planifikuar një drekë me zyrtarë dhe kryetarë bashkish të PS si dhe më pas do ë zhvillonte një takim me strukturat e PS në Shkodër, por i ka anulluar duke u nisur drejt kryeqytetit.

Veliaj në burg, Rama anullon të gjitha aktivitetet, kthehet me urgjencë nga Shkodra në Tiranë

Si u kujdes policia për imazhin e

Veliaj në burg, Rama anullon të gjitha aktivitetet, kthehet me urgjencë nga Shkodra në Tiranë

Veliaj në burg, Rama anullon të gjitha

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko