azetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, deklaroi se arrestimi i Erion Veliajt është goditje e korrupsionit sistemik, e një skemë për qëllime edhe politike, e cila bazohet në blerjen e mediave, votave, etj, për të mbajtur pushtetin dhe për të vjedhur.
Xama u shpreh se Bashkia e Tiranës ishte vënë në funksion të përfitimit personal të Veliajt dhe familjarëve të tij, i ndihmuar nga të paktën 5 biznesmenë. Ajo shtoi më tej se vetëm kompania “Agi Kons” e biznesmenit Gentian Sula, ka marrë 43.6 milion euro kontrata publike nga Bashkia e Tiranës që kur ka ardhur Veliaj në pushtet.
Gjithashtu, Xama deklaroi se Erion Veliaj jetonte në një vilë në Qerret që ishte në emër të “Agi Kons” e biznesmenit Gentian Sula, i cili është në masë “detyrim paraqitje”.
“Arrestimin e zotit Veliaj nisur nga hetimi pasuror, e shoh si goditje e korrupsionit sistemik që kishte zënë institucionin e Bashkisë së Tiranës. Po ti shtosh edhe aferat e tjera, tregojnë për strukturë të ngritur për qëllim politik, blerje mediash, blerje votash, për të qëndruar në pushtet dhe për të vjedhur.
Ajo që më bëri përshtypje nga sa kemi mësuar, është se si një institucion i Bashkisë së Tiranës ishte vënë në funksion të përfitimit personal të kryebashkiakut dhe familjarëve të tij, i ndihmuar nga të paktën 5 biznesmenë të Shqipërisë. Nga hulumtimet që kam bërë, është kompania Agi Kons e zotit Gentian Sula, që ka marrë 43.6 mln euro kontrata publike që kur ka ardhur Veliaj në pushtet, për ndërtime, rehabilitime.Meriman Palushi ka marrë disa leje ndërtimi në kryeqytet. Sokol Kryeziu, kompania e tij është themeluar dhe rritur duke fituar tendera publikë gjatë kohës kur ka qenë Veliaj kryetar bashkie.
Ajo që shihet te masa e sigurisë, e dorëzuar në gjykatën e posaçme, mungojnë hetimet për familjarët e tjerë të Veliajt, Arbër Veliaj, vëllai. Nuk është gjetur deri tani në këtë fazë, konflikt interesi nëse kompania Gogel e Arbër Veliaj, ka qenë në konflikt interesi me vendimet e kryetarit të Bashkisë. Por, SPAK ka arritur të gjejë se ka patur kompani dhe shoqata, ku pronare de facto dhe drejtuese bordesh ka qenë Ajola Xoxa dhe gjithashtu ka gjetur një vilë në Qerret, vila ishte e shënuar në emër të Agi Kons dhe jetonte zoti Veliaj dhe familjarë të tij.”, – tha ndër të tjera Xama.