Berisha: Nuk komentoj një mashtrues publik si Edi Rama!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka reaguar ndaj Edi Ramës për të cilin u shpreh se ai i sajon vetë pyetjet në daljet e tij për qytetarët. Ai e cilësoi këtë veprim një manipulim të drejtpërdrejtë të medias dhe qytetarëve, duke theksuar se Rama ka sajuar pyetje dhe përgjigje për t’i dhënë një pamje të rreme transparence.

“Detyra ime është të paraqes para jush, të dal i hapur para gazetarëve që mbrojnë interesin publik, me programin dhe projektin e PD.

Nuk mund të komentoj, nuk dua të harxhoj asnjë minutë kohë me njeriun e mashtrimit publik, i cili- duhet të informoj mediat dhe shqiptarët- se i sajon vetë pyetjet që don dhe mashtron qytetarët dhe mediat sikur ato i vijnë.

Unë dua t’u them qytetarëve shqiptare dhe medieve, se nga verifikimi i fakteve, në 1400 komente, nuk ekzistonte as pyetja, as emri i atij që Edi Rama pretendonte se e ka pyetur.

Dhe unë do i kërkoj zyrës së shtypit të bëjë një njoftim për këtë se ky përbën mashtrim publik.

A mundet unë t’i përgjigjem një mashtruesi publik?

Që në momentin që ai del dhe thotë se filani, e zëvendëson me gazetarin, më pyeti dhe përgjigjet pa e pyetur fare, do të thotë se ai i ka bërë vetes një pyetje dhe ka hartuar një përgjigje, ky meriton përçmim.

Dhe unë, të isha gazetar, unë i bëja padi publike atij për mashtrim publik se ka gjetur mënyrën më skandaloze për të shmangur transparencën para gazetarëve.

Nuk ka ndodhur kurrë kjo në historinë e Shqipërisë, hera e parë që ndodh.

Aq i kriminalizuar është, aq i zhytur është, sa ka frikë edhe nga rojet e ndërtesave të gazetave dhe televizioneve, se mos po i bëjnë një pyetje.

A ia vlen t’i komentojmë pyetjet e tij? Nuk ia vlen fare. Le ta lëmë çdo ditë të flasë zhaba, hardhuca, bretkosa. Lëreni në botën e tij, të mos i nxjerrim atij”, tha Berisha.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *