Meta: Shqipëria fuqi eksportuese, është Shqipëria madhështore! Edhe 2 muaj për t’u ndarë me Narkoshtetin

Shqipëria fuqi eksportuese, është Shqipëria madhështore! Edhe 2 muaj për t’u ndarë me Narkoshtetin

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar nga burgu pak përpara zgjedhjeve të 11 majit. Meta shprehet se Shqipëria fuqi eksportuese është Shqipëria madhështore

Meta theksoi se koalicioni i opozitës, që përfshin Partinë e Lirisë dhe Partinë Demokratike, është gati për të sfiduar qeverinë aktuale dhe për të sjellë ndryshime të mëdha në fushën ekonomike dhe sociale. Ai ka bërë të ditur programin e Partisë së Lirisë, duke e fokusuar në pesë prioritete: ndalimin e shpopullimit, dyfishimin e pagave dhe pensioneve, fuqizimin e arsimit dhe kapitalit njerëzor, përmirësimin e bujqësisë dhe ushqimit, si dhe zhvillimin e Shqipërisë si një fuqi eksportuese.

Meta ka kritikuar politikën ekonomike të qeverisë, duke theksuar se Shqipëria eksporton vetëm 8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, një shifër që nuk ka ndryshuar që nga vitet e 90-ta.

Ai i është drejtuar partisë aktuale duke e akuzuar se ka ndihmuar në pastrimin e parave dhe në favorizimin e një modeli ekonomik që dëmton prodhuesit dhe eksportuesit shqiptarë.

Në përfundim, Meta shprehu besimin se “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” do të arrijë një fitore historike në zgjedhjet e 11 majit, duke parashikuar një rezultat të shkëlqyer për Partinë e Lirisë dhe aleatët e saj.

Ai theksoi rëndësinë e organizimit të fortë dhe bashkëpunimit të opozitës për të sfiduar strukturat e pushtetit aktual dhe për të çliruar potencialin e madh njerëzor dhe intelektual të Shqipërisë.
Postimi

Edhe 2 muaj për t’u ndarë me Narkoshtetin dhe narkoekonominë e tij.

Edhe 2 muaj për të frenuar rrokullisjen e ekonomisë kombëtare dhe të shumicës dërrmuese të familjeve shqiptare.

Një koalicion gjithëpërfshirës si asnjëherë më parë sapo ka nisur këtë betejë finale që do të përcaktojë Shqipërinë e dy dekadave të ardhshme.

Partia e Lirisë është gati dhe do t’i ndezë të gjithë motorët e saj.

Prej një viti ajo ka një Program shumë konçiz dhe solid: Pesë Prioritete për 4 milion shqiptarë plus.

Jo rastësisht Prioriteti ynë i pesë është Shqipëria Fuqi Eksportuese. Në fakt ky është vetë objektivi madhor i Partisë së Lirisë, por i cili nuk mund të arrihet pa realizimin e 4 prioriteteve të tjera:

Shqipëria e panaireve elektorale i duhet gaztorit të “Rilindjes” që shumica e forcës më aktive i ka ikur jashtë këto 12 vite, ndërsa vendi eksporton vetëm 8% të Prodhimit të Brendshëm Brutor, aq sa edhe 30 vite më parë.

Ndërkohë që rënia e eksporteve vazhdon pikiatën konsistente, sepse modeli i tij ekonomik bazohet te pastrimi i parave përmes kullave dhe rezorteve luksoze, ndërsa narkoeuro po falimenton prodhuesit dhe eksportuesit në masë.

Ndaj Partia e Lirisë është në sinkron të plotë me Partinë Demokratike edhe përsa i takon përmbysjes së këtij modeli mafioz dhe klientelist të ekonomisë që dëbon dhe varfëron shumicën e shqiptarëve.

Por nuk mjafton vetëm Programi i shkëlqyer që ka opozita dhe tërësisht i financueshëm.

Duhet edhe fuqizimi i organizimit për t’u përballur me Partinë që është shkrirë me shtetin, sipas OSBe.

Ndaj finalizimi i koalicionit, edhe pse me vonesë, është vendimtar për të ecur me shpejtësi drejt konkretizimit në detaje dhe investimit të të gjitha energjive opozitare në një drejtim të vetëm, atë të Fitores së padiskutueshme ndaj një kundërshtari tejet të konsumuar që ka zgjedhur të bëjë gaztorin dhe karagjozin për t’iu ikur përgjegjësvie të rënda shtetërore dhe politike.

Partia e Lirisë ka nisur procesin e saj të fuqizimit të rolit të saj për maksimizimin e rezultatit dhe Fitores të “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” më 11 Maj.

Është hera e parë që Partia e Lirisë është një koalicion me Partinë Demokratike dhe kaq shumë aleatë tradicionalë dhe të rinj.

Ndaj edhe rezultati do të jetë përtej parashikimeve edhe të më optimistëve të sotëm.

Për 10 vite “arritja” më e madhe e gaztorit ishte se kishte korruptuar lidershipin e opozitës dhe i caktonte rezultatet pa nisur zgjedhjet.

Po kështu i kishte pronto edhe McGonigalët për të manipuluar opinionin publik dhe provokuar opozitën, por edhe për të garantuar heshtjen dhe mosveprimin e SPAK dhe Prokurorisë ndaj krimeve të panumërta zgjedhore, deri në gjakderdhje si ajo e Elbasanit 2021.

Partia e Lirisë është e vendosur të mbajë dhe rrisë peshën e saj në këtë përballje vendimtare.

Ajo i ka të gjitha potencialet për të arritur një rezultat historik dyshifror në këto zgjedhje.

Me përjashtim të dy qarqeve nuk ekziston asnjë qark ku Partia e Lirisë nuk e ka mundësinë për të marrë të paktën një mandat në koalicion, përmes përzgjedhjes së emrave sa më aktivë, përfaqësues dhe konsensualë në listat e hapura.

Po kështu edhe partitë e tjera aleate do ta kenë këtë mundësi që me forcat e tyre të arrijnë, përmes kandidatëve në listat e hapura, sa më shumë deputetë.

Sa më e thellë do të jetë Fitorja e “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” aqë më të mira do të jenë mundësitë e Partisë së Lirisë, por edhe partive të tjera aleate të Partisë Demokratike për të maksimalizuar edhe përfaqësimin e tyre dhe për të provuar peshën e tyre në këtë koalicion historik.

Jam i bindur se ndërsa fuqia e këtij koalicioni do të rritet çdo ditë në “fushëbetejë”, shkërmoqja e organizatës kriminale, siç e quajnë me prova vetë ish-drejtuesit socialistë të Qeverisë, si Arben Ahmetaj dhe të tjerë, do të përshpejtohet.

Humbja e organizatës kriminale do të jetë një çlirim për të gjithë vendin madje edhe për vetë socialistët e shtypur për një vend pune apo bukën e gojës.

Potenciale të jashtëzakonshme njerëzore, intelektuale, profesionale do të çlirohen dhe Shqipëria Madhështore do të jetë e të gjithëve.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *