Në dosjen 184, dy eksponentë të krimit elektoral’/ Gjoni: SPAK ende s’është prezent në Lezhë, krimi zgjedhor ka nisur…
Kryetari i degës së PD në Lezhë, Gjin Gjoni shprehet se në takimet me qytetarët në këtë qark, shqetësimet kryesore të tyre janë mbrojtja e votës dhe liria për të votuar, një garanci që sipas tij, qytetarët e kanë kërkuar me ngulm.
I ftuar në emisionin Kafe Shqeto në Syri Tv, Gjoni tha se kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ushtron kontrolle absolute mbi qyetarërt dhe bizneset atje, pasi çdo gjë sipas tij është e lirdhur me bashkinë.
Për Gjonin, edhe pse Gjykata vendosi se kryebashkiaku Ndreu nuk kishte kryer krim elektoral, lidhur me kallëzimin që pati depozituar PD e Lezhës më herët ndaj tij, sot vijon e njëjta situatë. Gjoni dha dy raste të gërmimit dhe shtrimit të punimeve elektorale në rrugë, për të cilat tha se SPAK duhet të jetë prezentë në Lezhë, pasi ka nisur krimi zgjedhor
Teksa u ndal posaçërisht në dosjen 184, Gjoni tha se në përgjime dalin dy eksponentë të krimit elektoral në Lezhë, ndërsa ngriti dyshime mbi mosprezencën e një prokurori të Posaçëm në këtë qark.
Nga kontaktet me qyetatrët dhe biznesmenët, ka kontroll absolut nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu, pasi çdo gjë është e lidhur me bashkinë. Po të diskutosh me qyetatrët, gjtihçka e kanë të lidhur me bashkinë.
Ditën e djeshme Rama inaguroi nisjen e punimeve të një rruge tjetër, s’është normale, kur jemi para zgjedhjeve. Janë punime elektorale. Kishin nisur gërmime sërish në një rrugë tjetër.
Një nga pikat kryesore të SPAK, për të vënë pikat mbi i, është të veprojë për krimet elektorale. Është e paimagjinueshme se në Qarkun e Lezhës s’ka prokuror të SPAK, që të mbikqyrë krimet zgjedhore, task-forca. Ka në të gjitha rrethet e Shqipërisë, në Lezhë jo. Po t’i referohesh dosjes 184 ke dy eksponentë të krimit elektoral në Lezhë dhe ose është lënë në harresë ose është me vetëdije, s’e paragjykoj dot.
Ka ardhur moment që krimet zgjedhore të marrin fund, populli të lejohet të votojë lirshëm e minimum të arrijmë standardet e Kosovës. Në takimet me qyetatërt, ajo që më thonë është se: Na mrbon dot votën dhe të mos na bëjnë presion për votën.