SHBA rrëzon non-gratën e Berishës/ PD: Përshëndesim qëndrimin e DASH! E drejta vonoi, por u kthye në vend

SHBA rrëzon non-gratën e Berishës/ PD: Përshëndesim qëndrimin e DASH! E drejta vonoi, por u kthye në vend

Partia Demokratike reagoi zyrtarisht pasi Departamenti i Shtetit pranoi se vendimi për liderin demokrat, Sali Berisha ka qenë i politizuar nga administrata e mëparshme.

Po ashtu DASH deklaroi se Berisha mund të vizitojë Amerikën.

DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE TE SHQIPERISE

Përshëndesim qëndrimin e Departamentit të Shtetit. Nuk ka qenë liria e Sali Berishës për të udhëtuar, por beteja e tij dhe demokratëve që opozitën të mos e emërojë pushteti.”

Partia Demokratike vlerëson dhe përshëndet qëndrimin e Departamentit të Shtetit, të bërë publik nga media amerikane, si të drejtë dhe kthim të legalitetit, të marrë peng nga administrata Biden me lobimin e George Soros dhe Edi Ramës.

E drejta ka vonuar, por është vënë në vend, falë administratës së Presidentit Trump, fitorja e të cilit i ka shërbyer botës së lirë, me mesazhin e fortë dhe të drejtë, që u përsërit edhe në fjalën e zv. Presidentit Vance në Mynih.

Partia Demokratike, në emër të kryetarit të saj, Sali Berisha, të 26 partive të koalicionit, dhe të demokratëve, që mbajtën barrën e qëndresës, falenderon Departamentin e Shtetit për qëndrimin e drejte dhe parimor!

Nuk është liria për të udhëtuar e Sali Berishës, që është penguar këto vite, por është liria e popullit shqiptar për të zgjedhur udhëheqësit e vet, dhe për të pasur një opozitë që nuk e emëron pushteti.

Amerika nuk është e panjohur me këtë skenar, siç e ka dëshmuar katër vitet e fundit në gjuetinë e shtrigave kundër Presidentit Trump.

Sekretari i Shtetit, Republikani James Baker, e pat thënë, në Sheshin “Skënderbej”, 34 vite më pare: “liria funksionon”.

Ajo funksionoi edhe sot.

Share it :