Michael Rubin, ish-zyrtar në Pentagon dhe analist politik, ka ndarë mendimet e tij për Yuri Kim, ish-ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, gjatë një interviste për SYRI TV. Sipas Rubin, emri i Yuri Kim është përmendur shpesh në kontekste të ndryshme, kryesisht jo pozitive, gjatë periudhës së saj në detyrë dhe më tej.
Ai ka vënë në dukje se ambicia e saj për t’u emëruar ambasadore në Turqi ka ndikuar në vendimet dhe sjelljen e saj si ndihmës sekretare në Departamentin e Shtetit dhe gjatë shërbimit në Shqipëri. Rubin gjithashtu ka përmendur se, sipas burimeve të tij, Kim është kritikuar për deklarata të pasakta dhe përfshirje në disa situata të diskutueshme. Ai ka ngritur shqetësime rreth perceptimit të saj në qarqe ndërkombëtare, duke përfshirë raportimet për skandale personale. Ndër të tjera, Rubin theksoi se veprimet e Yuri Kim shpesh kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në mënyrën se si ajo është parë nga kolegët dhe vendet ku ka shërbyer.
Rubin
Si pjesë e punës sime, unë shpenzoj shumë kohë jashtë vendit, veçanërisht në Mesdheun Lindor, por gjithashtu shpenzoj kohë edhe në vende të tjera, si në Kore, Tajvan dhe Azi.Gjatë diskutimeve të mia dhe kërkimeve që bëj në këto zona, unë takohem me diplomatë amerikanë. Si amerikan që jam, nuk jam pjesë e qeverisë amerikane, megjithatë, nuk bëj vetëm një bisedë të thjeshtë informale, por mund të bëj edhe një diskutim informal duke pirë një birrë dhe duke folur për çfarë po ndodh.
Kam shumë miq nga universiteti, të cilët janë diplomatë amerikanë. Ata janë pak a shumë në të njëjtën moshë si Yuri Kim dhe kemi miq të përbashkët.
Kështu, si analist i politikave në Uashington DC, përpiqem gjithashtu të kuptoj se çfarë po ndodh në Departamentin e Shtetit dhe sesi këto mund të ndikojnë tek politikat amerikane, sepse kur bëhet fjalë për politikën e jashtme, ka dy anë: është ana amerikane dhe është gjithashtu ajo palë tjetër, apo ajo anë tjetër me të cilën përfshihen amerikanët.
Ajo që më ka habitur gjatë periudhës që kam punuar në Uashington, por edhe gjatë udhëtimeve në Mesdheun Lindor dhe në Oqeanin Paqësor, ka qenë se emri Yuri Kim ka dalë në kontekste nga më të ndryshmet. Shumë shpesh ato nuk kanë qenë pozitive.
Pika e fundit që dua të them është se pasi Yuri Kim ishte larguar nga Shqipëria, pikërisht në atë moment, nuk dija të gjitha hollësitë e periudhës së saj kur ajo kishte qenë ambasadore këtu.
Më pas, Yuri Kim doli në faqet e para të gazetave, ku kishte dhënë dëshminë e saj para Kongresit, përpara pushtimit të Azerbajxhanit nga Nagorni Karabak, dhe ajo qëndroi atje para Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, që merret me politikën e jashtme dhe është përfaqësuesi më i lartë. Ajo tha se nën asnjë rrethanë nuk do të lejonim spastrimin etnik të Nagorni Karabakut.
Pas 4 vitesh, Azerbajxhani bëri një spastrimin etnik të Nagorni Karabakut dhe njerëzit po shikonin Yuri Kim dhe po thonin se si ka mundur të gabojë kaq rëndë.
Ajo që thanë shumë njerëz pas kuintave në Departamentin e Shtetit, kolegët e saj, ishte se Yuri Kim ishte aq ambicioze saqë ajo donte të bëhej ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Turqi, saqë lejoi që pikërisht ajo që tha të përcaktonte sjelljen e saj, jo vetëm si ndihmës sekretare në detyrë, por edhe gjatë periudhës së saj dhjetëvjeçare si ambasadore në Shqipëri.
Arsyeja pse nuk u bë ambasadore në Turqi është se në Departamentin e Shtetit ka dy lloje ambasadorësh: janë ambasadorët e karrierës që kanë shërbyer edhe në Shqipëri dhe Yuri Kim është anëtare e Shërbimit të Jashtëm Amerikan, por gjithashtu janë edhe të asistuarit e presidentit, persona që kanë asistuar presidentin.
Turqia tradicionalisht ka qenë një vend ku ambasadori në Ankara, njësoj si ambasadori i SHBA-së në Tiranë, vinte nga shërbimi profesional jashtë, por gjatë administratës së fundit të Joe Biden, kjo gjë ndryshoi, duke u kthyer thjesht në një emërim politik.
Joe Biden emëroi një ish-senator nga Arizona, Jeff Blake, dhe e emëroi sepse donte të shprehte falënderimet për Jeff Blake.
Unë nuk takohem vetëm me zyrtarë amerikanë apo koreanë, por takohem edhe me akademikë, dhe ajo që mësova ishte se si koreanët e konsiderojnë politikën amerikane. Shumë persona më thanë se kur Yuri Kim ishte një ndihmës i ri, pra kur ishte asistente, ajo shkonte në Kore dhe koreanët e kishin përmendur emrin e saj pa e ditur se unë e njihja dhe më thanë se kishte disa skandale personale të saj. Por unë nuk do të hyj në detaje për këtë, dhe koreanët për këto skandale kishin regjistrime audio dhe video.
Syri net