Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, shpjegoi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” strategjitë e bankave të vendit për të fituar, duke mos kredituar ekonominë, por duke bërë para me blerjen e borxhit të qeverisë, ndërsa marrin kursimet e qytetarëve me 1% dhe ia shesin qeverisë me 3%.Bankat kanë dalë për të fituar para. Kanë dy mënyra si mund ta bëjnë. Ose të bëjnë ndërmjetësim financiar, ose të vënë tarifa dhe komisione të fshehta.Problemi në Shqipëri është se ekonomia jonë nuk ka oreks për kredi. Kredia jonë në vitin më të mirë nuk ka shkuar as sa 40% e produktit kombëtar. Në përpjekje për të fituar para, gjejnë këto mënyrat e komisioneve. Nuk është në praktikat e mira që një bankë të ketë 30% të të ardhurave nga komisionet. Janë 140 milionë euro. Këta nuk kreditojnë ekonomi. Bëjnë para duke blerë borxhet e qeverisë. Marrin kursimet e qytetarëve me 1% dhe ia shesin qeverisë me 3%.
Përveç kësaj që është konjukturë ekonomike, sistemi ynë bankar është edhe ineficient. Keni parë p.sh. 100 karburante në Tiranë-Durrës. Ne kemi 11 banka, kanë 16 deri para dy vitesh. Një vend me 2 milionë banorë ka 11 banka. Këto kanë ndonjë ushtri punonjësish nga pas. Shkojnë në kosto te qytetarët”- tha Tomorri.