Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me aleatët e Federatës së Bashkuar të opozitës.
Artur Roshi, kreu i PBKD tha se, vjedhjet e çmendura të qeverisë kanë lënë vendin në mjerim, me protestë reagojmë kundër të keqes.
“Sot vendi ynë ndodhet në një udhëkryq, të qëndrojë pasiv de të dorëzojë të ardhmen e tij në një dorë të një qeverie e cila e zhbën këtë të ardhme dita ditës. Apo të tregojë se ka zotësinë për ti dalë kundër për të përkrahur opozitën ashtu siç bëri populli amerikan.
Të vërtetën e gjendjes politike e shikon me sy hapur. E ardhmja e fëmijëve tanë në mëshirë të rastësisë që rezervon emigrimi. Etërit e këtyre që kanë qeverinë i kthen shqiptarët në një gjallesë. Sot këta e kanë lënë Shqipërinë në një mjerim të thellë për shkak të vjedhjeve..
Dilni neser në shesh të tregojmë se egzistojmë. Dilni në votime me 11 maj në mënyrë masive të tregojmë se egzistenca varet nga ne e jo nga një tufë horrash në qeveri”, tha Roshi.