Protesta e PD kundër mbylljes së TikTok, Balliu: Nuk do ta lejojmë censurën dhe kontrollin e fjalës së lirë
Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, ka bërë thirrje për mobilizimin e rinisë në protestën kundër vendimit të qeverisë për të mbyllur TikTok në Shqipëri.
Në një postim në Facebook, Balliu e cilësoi këtë veprim si një manovër elektorale dhe paralajmëroi se opozita nuk do të lejojë censurimin e fjalës së lirë.
Qeveria po mbyll TikTok-un për qëllime elektorale! Nuk do ta lejojmë censurën dhe kontrollin e fjalës së lirë!” – shkroi Balliu, duke ftuar qytetarët të bashkohen në protestë.
Protesta është planifikuar të mbahet të shtunën, më 15 mars 2025, në orën 19:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.