“Po kërkuat kupon tatimor nuk ju bëhet rimbushja”/ “ONE” vjedh sërish dhe kërcënon klientët !

0
194

Pajisja me kupon tatimor është detyrim ligjor i çdo biznesi, në të kundërt qytetarit i lind e drejta për të mos paguar për mallin ose shërbimin që i ofrohet.

Edhe pse ligji është i qartë, kompania telefonike “ONE” jo vetëm që nuk lëshon kuponë tatimor për klientët e saj, por nëse abonenti kërkon për t’u pajisur me kupon tatimor i refuzohet  rimbushja.

KOMUNIKIMI NË SPORTELIN E PARË “ONE”

Qytetari: Pse nuk marr faturë?

Punonjësja e “ONE”: Fatura vonon!

Qytetari: Pse? Sa vonon?

Punonjësja e “ONE”: Mund të vonojë 10-15 minuta, mund të vonojë gjysëm ore.

Qytetari: Po pse duhet të vonojë 15 minuta? Prandaj vidhni ju se nuk jepni faturë.

Punonjësja e “ONE”: Dëshiron ta kaloj?...

Qytetari: Faturën po, e dua!

Punonjësja e “ONE”: Në qoftë se doni faturën nuk bëhet rimbushja. Më vjen keq. Mund t’i merrni lekët!

Qytetari: Si nuk bëhet rimbushja?! Dua faturë!

Kompania “ONE” sfidon shtetin dhe kërcënon qytetarët se nuk do të marrin shërbim nëse kërkojnë të pajisen me kupon tatimor. Ky nuk është një rast i izoluar, pasi edhe në pikat e tjera “ONE” nuk jepet fatura tatimore.

Ose, ashtu sikurse shprehen edhe punonjësit, duhet të presësh 50 minuta në dyqan që të marrësh faturën për rimbushjen e kryer.

KOMUNIKIMI NË SPORTELIN E DYTË “ONE”

Qytetari: Kam ardhur edhe herë tjetër…

Punonjësja e “ONE”: Çfarë të bëjmë?

Qytetari: Sa duhet të pres?

Punonjësja e “ONE”: Diku tek 50 minuta.

Qytetari: Sa vonohet?

Punonjësja e “ONE”: Diku te 50 minuta.

Qytetari: 50 minuta?

Punonjësja e “ONE”: PO!

Qytetari: Mirupafshim!

KOMUNIKIMI NË SPORTELIN E TRETË “ONE”

Qytetari: Pse vonon kaq shumë?

Punonjësja e “ONE”: Është… Dalin automatikisht faturat, po ngaqë…

Qytetari: Po edhe kur blejë speca dalin direkt, pse duhet të vonohet këtu?

Punonjësja e “ONE”: Ngaqë sistemi është pak i ngadaltë.

Qytetari: Sistemi ë? Mirupafshim, faturë s’ka dmth?

Punonjësja e “ONE”: Ka faturë, por të presësh pak.

Qytetari: Sa?

Punonjësja e “ONE”: Nuk e di, thjesht dalin automatikisht.

Qytetari: Si nuk e di? Zonjë, kur shkon të blesh diçka të del fatura në sekondë, pse duhet të pres unë?

Punonjësja e “ONE”: Është një problem i kasës që vonon…

Qytetari: Ju e keni përditë këtë problem, nuk është se e keni vetëm sot.

Punonjësja e “ONE”: Ka muaj, jo ditë!

Qytetari: Po pra, mirupafshim!

Ashtu sikurse pohon edhe punonjësja ky problem ka disa  muaj, por me sa duket kompania “ONE” ndihet e pashqetësuar nga inspektorët tatimorë dhe vijon të fusë duart në arkën e shtetit duke mos deklaruar xhiron e plotë.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, mos lëshim kuponi hera I-rë shoqërohet me gjobë në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë dhe përveç masës së gjobës për tatimpaguesit e regjistruar për TVSH-në bëhet vlerësim tatimor për tre muajt e fundit.

Mos lëshim kuponi hera II-të shoqërohet me gjobë në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë dhe gjithashtu merret masa e bllokimit të veprimtarisë në vendin ku është konstatuar shkelja për 30 ditë kalendarike.

Mos lëshim kuponi hera III-të shoqërohet me gjobë në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë dhe konsiderohet evazion tatimor duke kallëzuar subjektin penalisht.

Dukë qenë se inspektorët tatimorë e kanë pasur të vështirë identifikimin e kësaj problematike, denoncimi i mbërritur në “Ora Investigim” i jep një tablo të qartë të asaj që ndodh në mes të Tiranës.

Të paktën në tri raste “ONE” nuk ka dhënë kupon tatimor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here